Kompania shtetërore e tregtisë së energjisë ukrainase EKU kreu një import testues të një megavat energjie nga Rumania të dielën, njoftoi ajo, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ukraina është përballur me një deficit të konsiderueshëm të energjisë elektrike që kur Rusia rriti sulmet me raketa në infrastrukturën energjetike të Ukrainës në tetor, duke shkaktuar ndërprerje në shumë zona.
“Importi i energjisë elektrike mund të bëhet një mjet shtesë për stabilizimin e sistemit energjetik të Ukrainës”, shkroi EKU në një deklaratë në faqen e saj të internetit./FolDrejt/