Transferimi i dyshuar i detyruar nga Rusia i mijëra fëmijëve nga Ukraina është “ndoshta dëbimi më i madh i detyruar në historinë moderne”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në margjinat e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Krimi më rrëqethës është se Rusia vjedh fëmijët ukrainas”, tha Kuleba në një video-mesazh në një dhomë të mbushur plot në ditën e hapjes së këshillit në Gjenevë, ku po trajtohen krimet e dyshuara të luftës të Rusisë në Ukrainë.
“Ky është një krim gjenocidal,” shtoi ai./FolDrejt/