Ukrainasit që jetojnë në territorin e pushtuar nga Rusia detyrohen të marrin nënshtetësinë ruse ose të përballen me ndëshkime të ashpra, duke përfshirë dëbimin ose ndalimin e mundshëm, sipas një studimi të publikuar sot nga Universiteti Yale, i cili është bërë me mbështetjen e qeverisë amerikane.
Hulumtimi thotë se, si pjesë e planit të Moskës për të “vendosur pushtetin mbi ukrainasit”, banorët e rajoneve të Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporozhye janë objektivi i “përpjekjeve sistematike për t’i privuar ata nga identiteti ukrainas”, raporton Reuters.
Sipas raportit, një sërë dekretesh të nënshkruara nga presidenti rus Vladimir Putin detyron ukrainasit të marrin pasaporta ruse, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar humanitar.