Një person është arrestuar meqë ka neglizhuar nevojën për ndihmë mjekësore të bashkëshortes së tij, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08:15.
Siç njofton raporti 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore bashkëshortes së tij e cila ishte e sëmurë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.