“Nëse gjithçka shkon sipas planeve tona, shpresojmë që deri në fund të vitit të çlirojmë Donbasin dhe çdo gjë të kthehet siç ishte para 24 shkurtit.
Domethënë, të çlirojmë territoret e pushtuara nga 24 shkurti”.
Kështu ka deklaruar Iryna Vereschuck, zëvëndësekryeministre e Ukrainës.
“Duke folur për Donbasin, gjithçka do të varet nga armet me rreze të gjatë veprimi gjatë që do të jetë në dispozicionin tonë dhe për të cilën kemi shumë nevojë”.
“Lufta në Donbas ka 8 vite që vazhdon. Atje armiku ka pozicione të fortifikuara mirë. Na duhet armë me rreze të gjatë veprimi për të parandaluar rusët,” përfundoi ajo./abcnews.al/