Ushtria ukrainase njoftoi se sot ka shkatërruar 19 dronë dhe raketa nga 28 të lëshuara nga Rusia në total.
“Tre raketa të lëshuara nga Deti i Zi dhe 16 dronë u rrëzuan. Granatimet vazhdojnë pothuajse çdo ditë,” tha zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ikhnat, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Rusia ka rritur numrin e sulmeve me raketa këtë muaj dhe autoritetet ukrainase pretendojnë se arsyeja për këtë është frika e Moskës nga një kundërofensivë e pritshme./FolDrejt/