Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në samitin e G7 në Hiroshima, konfirmoi sot Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.
“Çështje shumë të rëndësishme do të vendosen atje, dhe kjo është arsyeja pse prania e presidentit tonë është thelbësore për mbrojtjen e interesave tona,” tha Danilov, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Më herët u njoftua se në samitin e G7 fokusi kryesor i liderëve të vendeve anëtare do të jetë tek Ukraina dhe pritet që SHBA dhe anëtarët e tjerë të paraqesin sanksione të reja dhe masa të kontrollit të eksporteve të drejtuara kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë./FolDrejt/