Familjet dhe shokët e ushtarakëve ukrainas të vrarë në betejë u mblodhën në një varrezë jashtë qytetit lindor të Kharkiv për një ceremoni nderimi të mbrojtësve të kombit.
Familja e ushtarit 38-vjeçar Ruslan Mamedov u mblodh pranë varrit të tij dhe mbajti zi, shkruan Al Jazeera.
Ushtari ukrainas u vra nga një minë gjatë një misioni luftarak në rajonin e Luhansk, tha nëna e tij Lyubov Mamedova.
“Ai ishte i sigurt se Ukraina do të fitonte dhe gjithçka do të ishte në duart tona”, tha ajo.
Një prift ortodoks u lut për të vdekurit, ndërsa familjet dhe ushtarakët e zisë qëndronin në heshtje pranë varreve.
Ushtarët me pushkë dhanë një përshëndetje me 15 të shtëna, ndërsa të tjerët vendosën lule mbi varre./FolDrejt/