Disa rajone të Ukrainës janë në gatishmëri të lartë sot për shkak të sulmeve me raketa.
Kryeministri ukrainas Denis Shmygal tha se sulmet e sotme të reja raketore ruse kishin për qëllim objektet e prodhimit të gazit dhe një fabrikë raketash, njoftoi agjencia Interfax Ukraine.
“Raketat aktualisht po fluturojnë mbi Kiev. Tani po bombardojnë prodhimin tonë të gazit, ndërmarrjet tona në Dnieper dhe Yuzhmash (fabrika e raketave)”, tha kryeministri ukrainas në një konferencë për shtyp, raportohet nga Reuters, transmeton Fol Drejt.