Në një sulm të armatosur në qytetin Izeh, në provincën iraniane Khuzistan, janë vrarë shtatë persona.
Ndihmës rektori i Universitetit të Studimeve të Shëndetit në Ahwaz Jundishapur, Habib Heyber, konfirmoi në një deklaratë për televizionin shtetëror se shtatë persona u vranë në të shtënat e mbrëmshme ndaj civilëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Një zyrtar iranian tha se dhjetë persona të tjerë u plagosën.
Kryeprokurori në Khuzistan, Ali Dehkani, tha se në lidhje me këtë rast janë arrestuar tre persona.
Në Khuzistan është shpallur ditë zie treditore.
Mbrëmë, dy persona hapën zjarr ndaj njerëzve të mbledhur në protestat pas vdekjes së 22-vjeçares iraniane, Mahsa Amini.
Mes të plagosurve ka edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë./FolDrejt/