Ky ligj rregullon shpërndarjen armëve dhe municioneve ndaj civilëve në periudhë lufte në Ukrainë si dhe kthimin e tyre.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, nënshkroi ligjin i cili lejon civilët që të përdorin armë në periudhë lufte në vendin e tyre, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas informacioneve në faqen e internetit të Parlamentit të Ukrainës (Verhovna Rada), mësohet se Zelenskyy ka nënshkruar ligjin rreth “përfshirjes së civilëve në mbrojtjen e Ukrainës”.
Ky ligj rregullon shpërndarjen armëve dhe municioneve ndaj civilëve në periudhë lufte në Ukrainë si dhe kthimin e tyre.
Sipas ligjit i cili përfshin personat me kombësi të huaj dhe ata të cilët nuk janë shtetas, civilët nuk do të mbahen përgjegjës nga përdorimi i armës ndaj atyre të cilët kryejnë akte agresive kundrejt Ukrainës.
Ligji në fjalë, u miratua më 3 mars nga Parlamenti i Ukrainës.
Ministri Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denis Monastyrsky, kishte deklaruar se pasi Rusia filloi luftën kundër Ukrainës, në Kiev u shpërndanë mbi 25 mijë armë dhe 10 milionë municione ndaj vullnetarëve./FolDrejt/