Një rast i cilësuar si “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare” ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Viktima femër kosovare e mitur është dërguar në spital shtatzënë, ku me pastaj janë thirrur organet e rendit.
Sipas viktimës, ajo me vetë dëshirë dhe me pëlqimin e dy familjeve është duke bashkëjetuar me të miturin.
“Lagjja 28, Fushë Kosovë 09.03.2022 – 20:00. Viktima femër kosovare – e mitur, është dërguar në spital pasi që e njëjti ishte shtatzënë. Sipas viktimës, ajo me vetë dëshirë dhe me pëlqimin e dy familjeve është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur). Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, raporton policia, përcjell FolDrejt.