Në botë tashmë ekzistojnë akademi të trajnimit për vetëmbrojtje dhe taktika policore, të cilat zhvillojnë vazhdimisht këtë fushë me teknikat më të reja që nxirren nga studimi dhe praktikimi i arteve marciale.
Këta trajnerë pastaj kontraktohen nga akademitë policore të vendeve të ndryshme për t’i trajnuar policinë e tyre me këto teknika më të reja.
Këtë lloj pune, e bënë tash e një kohë edhe një shqiptar, i cili po trajnon policë anembanë botës.
Ai, është instruktor i nivelit të 8-të dhe bën pjesë në elitën e instruktorëve botërorë.
Uliks Gjonaj është nga Gjakova por ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku edhe zhvillon profesionin e tij.
Ai ka thënë se trajnon elitat e policive të ndryshme në SHBA dhe disa vende të Evropës.
Instruktori nga Gjakova ka thënë se ai ka për obligim t’i aftësoj zyrtarët policorë të reaguar në situata të ndryshme, siç janë prangosja, neutralizimi e shërbime të tjera të mbrojtjes së afërt.
Gjonaj ka thënë se është shqiptari i vetëm që ka këtë licencë.
“Në gjithë botën ekzistojnë vetëm dhjetë instruktorë që kanë gradën e tetë, dhe nuk ka ndonjë shqiptar tjetër që ka arritur këtë gradë”, ka shtuar Gjonaj duke treguar se ai punon me njësitet elite të SHBA, si SWAT, FBI etj.”, ka deklaruar ai, përcjell Telegrafi.
Instruktori me renome botërore ka folur edhe për policinë e Shqipërisë dhe resurset e saja.
“Është një polici shumë profesionale, por ka nevojë për avancime të mëtutjeshme. Renea dhe FNSH kane avancuar mjaftë mirë duke sjellë çuna të ri, presim edhe në Kosovë të ndodhë”.
Duke folur për Ballkanin, Gjonaj ka thënë se Policia e Kroacisë ka një ndryshim domethënës.
Ai ka thënë se profesionalizmi i vërtetë provohet në Izrael, pasi ky vend përballet me sfida të vërteta të sigurisë.