E gjithë bota i frikësohet valës së dytë të Kovid19!
Kjo pasi me një valë të dytë infektimesh do ketë një kufizim tjetër me mbylljen e bizneseve, shkollave, çerdheve, grumbullimit të njerëzve dhe në vendet ballkanike mbase edhe orë policore, informon foldrejt.com.
Pavarësisht situatës botërore, ndryshe shihet situata në Suedi: nuk është e detyrueshme mbajtja e maskave dhe nuk ka ndalesë të daljeve dhe shëtitjeve. Punojnë shkollat dhe restorantet. Në fillim për shumë epidemiologë Suedia vepronte gabimisht, megjithatë statistikat e fundit tregojnë të kundërtën. Nga fillimi i korrikut janë ulur në mënyrë rapide infektimet e reja, nga 2500 në rreth 300 në ditë.
“Të besosh se maska zgjidh problemin tonë është e tmerrshme,” thotë epidemiologu shtetëror suedez, Anders Tegnell (64). Kjo pasi sipas tij nuk ka studim serioz rreth mbrojtjes nga infektimet prej maskave, kurse rezultatet konkrete nga Kovid19 tregojnë se maska nuk ka sjell efekte pozitive. “Fjala vjen, vende si Spanja, Belgjika, të cilat e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskës, përsëri kanë numër të lartë të infektimeve.”
Tegnell tha se edhe veprimi i mosmbylljes së shkollave nuk solli rritjen e infektimeve, përkundër, ata janë krenarë që fëmijët e tyre kanë prezantuar në mësim.
Suedezët kanë kulturë të lartë individuale dhe shteti nuk kishte pse të ndërhynte me masa kufizuese, mendon më tej 64 vjeçari./Foldrejt.com