Duket që Turqia dhe Greqia nuk po munden të gjejnë gjuhë të përbashkët për ujërat territorialë në Mesdhe dhe Egje. Vetëm pak ditë pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje për ndarjen e Detit Mesdhe, Turqia ka dërguar për kërkime nafte anijen Oruç Reis drejt mesdheut, konkretisht mes Qipros dhe Greqisë.
Anija që mban emrin e detarit të madh shqiptar Oruc Reis, shoqërohet nga anijet luftarake turke. Aty pranë ndodhen edhe anijet luftarake greke, të cilat kanë bërë me dije se do mbrojnë me çdo kusht ujërat e pretenduara nga Athina zyrtare.
Sipas medias greke Kathimerini, çdo 15 minuta u dërgohen mesazh turqve për t’u larguar nga Deti Mesdhe, por deri tani këto thirrje kanë rënë në “vesh të shurdhët”. Bile Erdogan ka shtuar se edhe anija tjetër turke, që mban emrin e vëllait të Oruç Reis, Hajredin Barbarosa, është nisur drejt mesdheut lindor./Foldrejt.com