Cristiano Ronaldo ka folur në publik për herë të parë që nga intervista e tij shpërthyese me Piers Morgan, duke këmbëngulur “flas kur dua”, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili ka duruar një sezon zhgënjyes në stol te Manchester United, tronditi botën në një seri videosh që e panë atë të sulmonte bordin e Djajve të Kuq, menaxherin Erik ten Hag dhe ish-lojtarët, siç është Wayne Rooney. Ai duket se ka përmbyllur periudhën e tij të dytë në Old Trafford me ato që tha, ndërsa janë bërë pyetje nëse koha e intervistës në fjalë mund të ndikojë në skuadrën e Portugalisë ndërsa përgatiten të hapin një tjetër tentativë për lavdi në Kupën e Botës.
Ronaldo, i cili nuk ka kërkuar falje, u tha gazetarëve pasi bëri një paraqitje të improvizuar në një konferencë shtypi në Katar: “Momenti është gjithmonë i tillë. Nga ana juaj është e lehtë të shikosh se si mund të zgjedhim oraret. Ndonjëherë shkruan të vërteta, ndonjëherë shkruan gënjeshtra. Nuk duhet të shqetësohem se çfarë mendojnë të tjerët. Unë flas kur dua. Të gjithë e dinë se kush jam, në çfarë besoj”.
Ronaldo, i cili ka vetëm tre gola në nivel klubi në sezonin 2022-23, vazhdoi ta përshkroi veten si “i mbrojtur nga plumbat” dhe “i veshur me hekur” përpara se të kërkonte që gazetarët të mos e pyesnin më për komentet e bëra në prag të një turneu të madh ndërkombëtar.
United ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me Ronaldon, me sugjerimet se kontrata e tij do të prishet, ndërsa Portugalia do të hapë fushatën e saj në Kupën e Botës 2022 kundër Ganës të enjten. /FolDrejt/