Të paktën 501 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, tha Unicef, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Drejtoresha ekzekutive e bamirësisë së OKB-së për fëmijë, Catherine Russell, tha se ky ishte “vetëm numri i verifikuar nga OKB”.
Ajo shtoi: “Shifra reale ka të ngjarë shumë më e lartë dhe numri i familjeve të prekura është i paimagjinueshëm”.
Zonja Russell tha se ishte “një tjetër moment historik tragjik për fëmijët dhe familjet e Ukrainës”./FolDrejt/