Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) tha se numri i fëmijëve të zhvendosur ka arritur në 43,3 në fund të vitit 2022, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
UNICEF ka publikuar një raport për fëmijët e zhvendosur në mbarë botën.
Catherine Russell, Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, ka thënë: “Rritja e numrit të fëmijëve të zhvendosur është e lidhur me fatkeqësitë e shkaktuara nga konfliktet, krizat dhe ndryshimet klimatike në mbarë botën”.
Raporti i UNICEF-it thekson se shumica e fëmijëve të zhvendosur e kalojnë gjithë fëmijërinë e tyre në këtë mënyrë, duke shtuar se “numri i fëmijëve të zhvendosur me forcë është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit”.
Në raport thuhet se lufta në Ukrainë ka shkaktuar zhvendosjen e dy milionë fëmijëve, kurse një milionë fëmijë janë zhvendosur brenda vendit.
Në raport theksohet se 60 për qind e 43,3 milionë fëmijëve janë zhvendosur si pasojë e konfliktit dhe dhunës, ndërsa numri i fëmijëve që kërkojnë azil ka arritur në 17,5 milionë.
Sipas raportit, 940.000 fëmijë janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Sudan, ndërsa ngjarjet ekstreme të motit kanë shpërngulur gjithashtu miliona fëmijë.