Ushtria e Sudanit ra dakord për një armëpushim 24-orësh sot, njoftuan mediat lokale, duke cituar zyrtarin e lartë ushtarak Shams el Din Kabashi të ketë thënë se ushtria do të respektojë armëpushimin.
Armëpushimi do të fillojë në orën 18:00 sipas kohës lokale, sipas Al Jazeera, raporton AP.
Më parë, kreu i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë të Sudanit (RSF), gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, njoftoi se formacioni paraushtarak rikonfirmon dakordësinë e tij për një armëpushim 24-orësh, në mënyrë që të lejojë kalimin e sigurt të civilëve dhe evakuimin e të plagosurve, transmeton Fol Drejt.