Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm thuhet se ushtria dhe populli ukrainas vazhdojnë rezistencën e tyre heroike kundër pushtimit rus
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse po përpiqet të rrisë shpejtësinë e operacionit për të siguruar kontroll të plotë mbi rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, shkruan AA, transmeton FolDrejt.
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm thuhet se ushtria dhe populli ukrainas vazhdojnë rezistencën e tyre heroike kundër pushtimit rus.
Në deklaratë theksohet se ushtria ruse po përpiqet të përshpejtojë operacionin për të siguruar kontroll të plotë mbi rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës.
“Ushtria ruse po përpiqet të marrë kontrollin e vendbanimeve Popasna dhe Rubizhne në rajonin Donetsk dhe Kherson, ku janë intensifikuar luftimet”, thuhet në deklaratën në të cilën potencohet se rusët janë përgatitur për sulm ndaj qytetit Severodonetsk.
Më tej bëhet e ditur se qyteti Kharkiv në lindje të Ukrainës është nën bllokadë të pjesshme.