Ndodh shpesh që një shtet është më i shpejtë në një zbulim, por përfitues i të mirave të novitetit është një shtet tjetër. Kështu ka ndodhur me vaksinën e re anti-Covid19, ku edhepse ajo është zbuluar nga një turk dhe një firmë gjermane, të parët që do vaksinohen do jenë britanikët. Një fitore e madhe për Boris Johnson, informon foldrejt.com.
“Ndihma është rrugës,” shkruajti ministri i shëndetësisë në Britani, Matt Hancock. Kurse kryeministri Johnson, foli për “një ditë të madhe për ne”.
Plot 40 milion vaksina janë porositur prej në dhjetor 2020 për britanikët, kurse për vaksinimin masiv do kyqet edhe ushtria. Shpresojmë që muajt e ardhshëm, kjo vaksinë të kalojë edhe në shtetet e treta./Foldrejt.com