Greqia do të mbyllë Akropolin e lashtë për disa orë të premten për të mbrojtur vizitorët në një nga vendet arkeologjike më të famshme në botë nga një valë të nxehti që ka përfshirë Athinën dhe vendet e tjera në Evropën Jugore, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Kodra e Akropolit, shtëpia e tempullit të Partenonit që vizitohet nga miliona turistë çdo vit, do të jetë e mbyllur nga mesdita deri në orën 17:00 të premten, thanë autoritetet.
Shërbimi meteorologjik i Greqisë parashikoi temperaturat maksimale në 41 Celsius në Athinë deri në mesditë, por merkuri në kodrën e Akropolit që ka pamje nga kryeqyteti grek është zakonisht më i lartë për shkak të lartësisë dhe mungesës së hijes.