Reshjet e mëdha në Korenë e Jugut çuan në anulimin e më shumë se njëqind fluturimeve dhe mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike.
Ndërprerje të energjisë elektrike u regjistruan në më shumë se 4000 familje në kryeqytetin Seul dhe më shumë se 130 persona u evakuuan në të gjithë vendin, njoftoi Ministria e Brendshme, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Më shumë se 130 fluturime janë anuluar, ndërsa rreth 270 fluturime janë vonuar deri në orën 17:00.