Raport i rremë për bombë në stacionin hekurudhor në Shkup.
Gjegjësisht, panika është shkaktuar nga një valixhe në të cilën kishte rroba.
“Sot në SPB Shkup është raportuar se një valixhe është lënë në hapësirën e Stacionit Ndërkombëtar të Autobusëve – Qendra Transportuese pranë një bankomati. Menjëherë janë marrë masat dhe aktivitetet e duhura, janë bërë kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se ka qenë një grua e moshuar e cila ka lënë valixhen, në të cilën kishte rroba, gjegjësisht nuk ka rrezik për qytetarët”, thonë nga MPB./TV21/