Qendra Kroate e Operacioneve të Mbrojtjes Civile ka marrë sot, më 28 qershor, një raport në orën 09:36 sipas kohës lokale nga Shërbimet Kroate të Navigimit Ajror, për rrëzimin e një avioni Cessna 172 në ishullin Braç.
Në avion ishin 3 persona, një pilot dhe dy pasagjerë. Janë njoftuar të gjitha shërbimet kompetente ndërsa në vendngjarje janë dërguar punonjës të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, policia, zjarrfikësit, ambulanca dhe ekipet e Shërbimit Kroat të Shpëtimit Malor, shkruan AA, transmeton Fol Drejt
Të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar dhe sipas zjarrfikësve, të cilët kanë mbërritur të parët në vendngjarje, nuk janë në rrezik.
Operacioni i shpëtimit po koordinohet nga kreu i Zyrës Rajonale të Mbrojtjes Civile të Splitit, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Kroacisë./FolDrejt/