Greqia vazhdon luftën kundër zjarreve të furishme për të tretën ditë radhazi, derisa zjarret kanë shpërthyer në rajonin qendror të Atikës, i cili përfshin kryeqytetin Athinë dhe qytetin e afërm Pireut, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Zjarri në Lutraki ende është jashtë kontrollit pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të zjarrfikësve, të ndihmuar nga policia dhe vullnetarët, si dhe helikopterët dhe avionët zjarrfikës.
Era shpesh ndryshon drejtimin dhe flakët e vazhdueshme pengojnë përpjekjet për të vënë zjarrin nën kontroll.
Megjithatë, zjarrfikësit arritën të parandalojnë përhapjen e zjarrit në një rafineri të madhe të naftës në zonë dhe në autostradën kryesore Athinë-Korinth.
Gjithashtu edhe zjarri në zonën Embona në Rodos është jashtë kontrollit, megjithëse nuk përbën kërcënim për zonat e banuara.
Polonia njoftoi se 149 zjarrfikës dhe 49 automjete do të mbërrijnë në Greqi për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.