Dy persona kanë ndërruar jetë në një aksident trafiku në fshatin Gojbulë të Vushtrisë.
Për rastin raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:27 gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Në aksident ka qenë e përfshirë vetëm një veturë me targa vendore me drejtues të miturin tani i ndjerë mashkull kosovar dhe pasagjerin tani i ndjerë mashkull kosovar.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës me ç’rast vetura ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë ndërruar jetë, vdekjen e viktimave e ka konstatuar mjeku përgjegjës.
Me urdhër të prokurorit viktimat dërgohen në IML për obduksion./FolDrejt/