Ditët e fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi për një variant të ri të Covid-it, nënvariantin omikron XBB.1.16, i njohur si “Arcturus”.
Që nga 17 prilli 2023, 105 raste të llojit të ri XSBB.1.16 – i njohur gjithashtu si Arcturus – janë identifikuar në Angli, raporton Independent.co.uk.
Midis këtyre rasteve, kishte pesë vdekje, konfirmoi UKHSA, agjencia e kujdesit shëndetësor në Britaninë e Madhe.
Zyrtarët shëndetësorë thanë se nuk kishte prova që sugjeronin se nënvarianti i ri ishte më i rëndë se ai i mëparshmi.
Të dhënat tregojnë se lloji përbën afërsisht 2.3 për qind të të gjitha rasteve të reja. Zyrtarët në agjencinë shëndetësore të qeverisë presin që një prej llojeve të bëhet dominues në javët e ardhshme.
“Megjithatë, numrat e mostrës XSBB.1.16 janë shumë të vegjël dhe rezultatet mund të ndryshojnë kur të dhënat shtesë bëhen të disponueshme,” shtuan ata.
Lloji i ri solli me vete simptoma të reja.
Rastet e shkaktuara nga ky variant janë vërejtur se shfaqen sy të skuqur dhe kruarje, në pacientët më të rinj, transmeton Fol Drejt.