Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me situatën e rënduar në disa komuna si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve të shkaktuara.
Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë të mijëra familjeve, Haradinaj ka kërkuar themelimin e Fondit Emergjent.
“Qytetarët kanë nevojë për strehim, për ushqim, për ilaçe dhe veshmbathje. Ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Udhëheqjet komunale e kanë të pamundur të përballen me pasojat.”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
“Fitore e kësaj qeverie sot mund të jetë përballimi i kësaj fatkeqësie natyrore e jo përmbysja e Projektligjit për Trust-in.
Bëni diçka në jetën tuaj për qytetarin, sepse shteti është i qytetarit e jo i udhëheqjes!”, ka shtuar tutje Haradinaj./FolDrejt/