Sipas mediave italiane, Cristiano Ronaldo po i merr përmes gjykatës ish-klubit të tij nga Torino gati 20.000.000 euro, të cilat nuk i ka marrë por që pretendon se i takojnë atij.
Cristiano Ronaldo (37) luajti ndeshjen e tij të parë për Al Nasr në fanellën e skuadrës së Riadit kundër Lionel Messit dhe Paris Saint Germain-it në një ndeshje humanitare. Portugezi shënoi dy gola, tregoi se është në formë dhe ndërkohë u shfaqën informacione të reja për fitimet e mundshme. Gjegjësisht, siç raportojnë mediat kryesore, Ronaldo ka paditur ish-klubin e tij Juventus!
Për çfarë po flasim? Italia po gumëzhin, Cristiano Ronaldo kërkon nga ish-klubi i tij gati 20 milionë euro, më saktë 19.548.333 euro. Kjo është shuma që i është premtuar dhe është rënë dakord të paguhet, e që nuk ka ndodhur ende. Ai punësoi avokatë dhe ngriti një padi kundër Juventusit.
Ndërkohë presidenti i Juventusit Andrea Anjeli dha dorëheqjen, por bashkë me të u largua edhe drejtori sportiv Pavel Nedved, transmeton Fol Drejt.