Nata e mbrëmshme ka qenë tragjike për qytetarët e Pejës, teksa krahas vërshimeve që rrëmbyen rrugë të këtij qyteti, dy familjarë, një nënë dhe djali i saj 5-vjeçar humbën jetën, transmeton Fol Drejt.
Dy viktimat ndërruan jetë si pasojë e vërshimeve që kapluan lagjen “Asllan qeshme” të Pejës.
Fillimisht rreth orës 23:10 fëmija u dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku edhe u konstatua se ishte pa shenja jete.
Ndërkaq nëna e tij që mbeti e zhdukur, u gjet e vdekur në ora 01:20 pas mesnate.
Krahas këtij rasti tragjik, nga vërshimet mbetën të lënduar edhe dy persona në lagjen “Fidanishte”.
Të njëjtit kanë marrë trajtim mjekësor./FolDrejt/