Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell, por në pjesën e dytë të ditës vende-vende pritet të ketë edhe reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Reshjet do të përfshijnë kryesisht disa zona të kufizuara, reshje lokale të shoqëruar edhe me erëra lokalisht mesatare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 22-30 gradë Celsius.
Pritet të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht mesatare./FolDrejt/