Nga sot e tutje, lagjja e Veternikut në kryeqytet është bërë me Qendër të Mjekësisë Familjare, transmeton Fol Drejt.
Të gjithë banorët e kësaj zone mund të marrin shumë shërbime në këtë QMF në mjekësi familjare, vaksinim, radiologji, mamografi si dhe mund të bëjnë analiza laboratorike.
Qendra e Mjekësisë Familjare në Veternik ofron edhe shërbimin urgjent.
Siç njofton Komuna e Prishtinës, ky projekt u mundësua falë përpjekjeve kolektive, veçmas nga Drejtoria e Shëndetësisë e drejtorit të saj, Izet Sadiku.
Me këtë rast u ndanë edhe mirënjohje për drejtorin e parë të QKMF-së, dr. Bajram Tahiri dhe të gjithë të angazhuarit në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në zhvillimin e shëndetësisë në Prishtinë./FolDrejt/