Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccian, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton vetë ministri Mehaj, gjatë këtij takimi është diskutuar rreth situatës aktuale në veri të Kosovës dhe rëndësine e kthimit të stabilitetit.
“Sot kemi zhvilluar takim me komandantin e KFOR-ti, z. Ristuccia me të cilin diskutuan rreth situatës aktuale të sigurisë në veri të vendit rëndësinë e kthimit të stabilitetit, që do të thotë krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e komunave veriore të Republikës së Kosovës.
Me theks të veçantë diskutuam rëndësinë e koordinimit me KFOR dhe të gjitha institucionet e sigurisë për të garantuar ambient të qetë për të gjithë qytetarët tanë.”, ka bërë me dije Mehaj.
Mehaj më tej ka thënë se bashkëpunimi do të jetë në nivelin e duhur sipas detyrave dhe obligimeve ligjore.
“Kam ritheksuar që sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme, ashtu si edhe kidnapimi i tre policëve brenda territorit të Republikës së Kosovës, të cilët presim që sa më parë të lirohen.
E drejta është në anën e Kosovës!”, ka shtuar ai më tej./FolDrejt/