Situata në Palestinë, është dramatike. Al – Aksa është bastisur disa herë brenda pak ditësh nga policia dhe ushtria izraelite, ndërsa ka ndikuar në një përshkallëzim të dhunës në vend.
Pamjet që po i transmetojnë mediat prej atje, janë drithëruese, shkruan Fol Drejt.
Një video që ka ngjall zemërimin në rrjet nga përdoruesit ndërkombëtar, shihet një fëmijë duke u sulmuar nga një grup policësh, pranë kompleksit të xhamisë së shenjtë.
Video të tjera ku forcat e rendit provojnë t’i shpërndajnë turmat e zemëruara të palestinezëve, nuk kanë nevojë të komentohen.
“Ata e sulmuan në prani të djalit, në mes të qarave të vogëlushit. Fëmija palestinez u tmerrua si pasojë e sulmit të forcave pushtuese ndaj babait” – shkruan Al Jazera, transmeton Fol Drejt.
Po sipas Al Jazera-s, Në Bregu Perëndimor të pushtuar, forcat izraelite plagosën të paktën 40 protestues palestinezë pasi mijëra kolonë hebrenj izraelitë marshuan drejt postës së vendbanimit të evakuuar të Homeshit, afër Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Për më shumë shihni videon: