Liz Truss dhe Rishi Sunak u detyruan ta ndërpresin debatin Live, pasi moderatorja e emisionit Kate McCann ra në tokë pa ndjenja, shkruan Fol Drejt.
Sipas The Guardian, përpara këtij akti dramatik, të dy rivalët politik po debatonin për taksat, gjendjen e NHS-së dhe rritjen e kostos së jetës.
Debati po zhvillohej me tone herë, herë tensionuese, po gjithçka u zbut në momentin kur Truss tha se do ta donte Sunak-un në ekipin e saj.
Ndërkohë, ky i fundit e vlerësoi qëndrimin e saj që e kishte ndaj Rusisë.
Gjithsesi, pasi u detyruan ta ndërprejnë debatin, në media ndërkombëtare më shumë bëri bujë rrëzimi i moderatores, se sa përmbajtja e bisedës./FolDrejt/