Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes Visar Korenica, e ka shpërndarë një video, në të cilën dëgjohet një deputet i Parlamentit Evropian teksa kërkon falje publike, pasi ishte iniciator dhe votues i Kodit Civil, nëpërmjet të cilit u lejuan martesat ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë në Kroaci, shkruan Fol Drejt.
Deputeti Kroat pranon se ishte vetë iniciator i grumbullimit të “700,000 nënshkrimeve për 15 ditë” të cilat e shtynë shtetin kroat që të mbante edhe referendum.
Sipas tij, kjo ishte një iniciativë e kotë, meqë ky nuk ishte kusht për “integrimin euro-atlantik”.
Përndryshe Korenica besohet se u shkarkua nga të gjitha funksionet politike brenda Vetëvendosjes, për shkak se ai nuk e votoi Kodin Civil i cili përmbante dispozitën e lejimit të martesave të gjinisë së njëjtë në Kosovë./FolDrejt/