Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në komunikacion. Ndonëse ende në sasi të vogël, shtresat e borës po u shkaktojnë vështirësi pjesëmarrësve në trafik, transmeton Fol Drejt.
Një lexues i ‘Fol Drejt’, ka dërguar një video ku shihet një kolonë e krijuar në lagjen “Shkabaj” për shkak të kushteve të liga atmosferike.
“Rrugët me ngrica” – thotë lexuesi, ndërsa konfirmon se rrugët, megjithëse të kalueshme, ato në këtë mot, janë mbuluar nga një sipërfaqe akulli.
Për më shumë, shihni videon: