Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur edhe në takimin e klubit të kapitenëve për çështjen në të cilën do të duhet të investojë më shumë energji në muajt e ardhshëm.
Pavarësisht se kryeson tabelën e La Liga-s, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka shumë për t’u shqetësuar. Ka pasur probleme të reja në lidhje me regjistrimin e kontratës së futbollistit të ri Gavi, presidenti i La Ligës Javier Tebas po kërcënon klubin se do t’i duhet të shkurtojë shpenzimet e pagave me 200 milionë euro në verë, e akoma më keq, klubi është i ngarkuar me akuza për korrupsion që mund të jepnin goditje shumë të forta dhe pasoja të gjera.
Laporta dje është pritur nga kapitenët e të gjitha skuadrave sportive të klubit në një event të brendshëm dhe është folur edhe për rastin famëkeq, për të cilin Laporta beson se po ndodh vetëm me qëllim diskreditimin e klubit.
“Mezi pres të përballem me hajdutët që duan të shkatërrojnë reputacionin tonë. Barcelona është një klub me vlera. Ne nuk i përdorim këto vlera për t’u dukur mirë, por sepse ato janë thelbi i këtij klubi dhe modeli ynë sportiv. Kjo është arsyeja pse Barcelona është e admiruar dhe e njohur në të gjithë botën. Kjo është arsyeja e fushatave dashakeqe kundër klubit tonë, të cilat shpesh rrjedhin nga zilia e pastër”, tha Laporta.
“Ndjenja e Barcelonës nuk mund të blihet apo shitet, as nuk mund të njolloset. Kohët e fundit, klubi ynë ka qenë objektiv i sulmeve të pista që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Jeni të sigurt që unë dhe drejtuesit e klubit tonë do ta mbrojmë nderin tonë, me gjithë fuqinë tonë”.
Laporta ishte në prag të lotëve në fund të fjalës së tij.
“Mos mendoni se jam emocional për shkak të dobësisë, jam i emocionuar sepse dua të merrem me të korruptuarit që njollosin reputacionin e klubit tonë. Askush të mos mendojë se kjo është një shenjë dobësie”, shtoi Laporta, transmeton Fol Drejt.
El discurs del president @JoanLaportaFCB a la trobada de capitans i capitanes del FC Barcelona pic.twitter.com/UO18jryBjn
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) March 13, 2023