Mediumi spanjoll El Nacional ka raportuar se PSG tashmë ka identifikuar pasardhësin e Christophe Galtier.
Ish-trajneri i Lille nuk arriti t’i drejtonte parizienët drejt trofeut të Ligës së Kampionëve pasi skuadra parisiene u eliminua përsëri nga gara evropiane pas humbjes nga Bayern Munich. Raporti sugjeron se ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane aktualisht po udhëheq garën për t’u bërë trajneri i ri i Parisit, transmeton Fol Drejt.