Një reporter lufte nga BBC ka sjell pamje rrëqethëse nga vija e parë e frontit në Ukrainë, ku janë duke u zhvilluar luftime të ashpra shkruan Fol Drejt.
Këto pamje janë regjistruar pranë qytetit të Lyman në Ukrainën lindore ku janë përfshirë jo vetëm sulme artilerie, por edhe luftime nga afër, siç zbulon Jonathan Beale i BBC-së.
Veç tjerash, Rusia i ka shpeshtuar sulmet me raketa por edhe dronë, për të cilët po thuhet se i ka blerë nga Irani.
Nga pala ukrainase është thënë se nga këto sulme janë shkaktuar mjaft viktima nga civilët./FolDrejt/