Pamjet e festës së pabesueshme bënë xhiron e botës dhe Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duhej të evakuoheshin nga autobusi i hapur në një helikopter për arsye sigurie.
Fatkeqësisht, kjo festë nuk kaloi pa incidente. Televizioni argjentinas shfaqi pamjet e një tifozi që hidhej mbi një autobus nga një mbikalim, ndërsa një tjetër nuk arriti të bashkohej me futbollistët dhe ra nga një urë mbi njerëzit që ndiqnin autobusin. Fatmirësisht njeriu që pësoi aksident arriti të mbijetojë dhe u dërgua në spital me barelë.
Cuando el “festejo” se transforma en tragedia… pic.twitter.com/NfYXWgbTkR
— Diego Ramiro Guelar (@diegoguelar) December 20, 2022
Incidenti i përmendur, sipas mediave, ka qenë shkak që futbollistët të evakuohen me helikopter dhe të vazhdojnë festën.
“Kampionët e botës po fluturojnë në të gjithë itinerarin e planifikuar me helikopterë, pasi është bërë e pamundur të vazhdohet në rrugë”, tha zëdhënësja e presidentit.
Portali “Cronista” raporton se një tifoz i kombëtares së Argjentinës ka humbur jetën gjatë festës. I riu fatkeq u ngjit deri te shkronjat BA (Buenos Aires) nga ku ra. Pas dhënies së ndihmës së parë, tifozi është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë. Lëndimet që ai mori në rënie çuan në vdekjen e trurit.
Kujtojmë se gjatë festës së natës një tifoz humbi jetën pasi flamuri i Argjentinës, i cili i ishte lidhur në qafë, u ngatërrua në timonin e motoçikletës dhe e mbyti.