Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ka mbërritur në Arabinë Saudite, transmeton “Foot Mercato”.
Sipas informacioneve të tyre, futbollisti 37-vjeçar ka mbërritur në Riad, në shtëpinë e klubit të futbollit Al Nassr, me të cilin, siç spekulohet prej javësh, do të nënshkruajë kontratë deri në verën e vitit 2025 me një pagë prej 200 milionë euro në sezon.
Ronaldo kohët e fundit ndërpreu kontratën e tij me Manchester United me pëlqim të dyanshëm, ku ndarjes së tij me ta i parapriu një intervistë në të cilën ai bëri një sërë akuzash kundër klubit dhe menaxherit Eric ten Haag.
Përfaqësuesi portugez këtë sezon ka luajtur 16 ndeshje për skuadrën angleze dhe ka shënuar tre gola dhe dy asistime.
Në Kupën e Botës në Katar, ai shënoi një gol në pesë ndeshje të luajtura.
Pas eliminimit të Portugalisë në çerekfinale të Kupës së Botës, Ronaldo ruajti formën e tij duke u stërvitur në bazën e Real Madridit./FolDrejt/