Po vazhdon në Bruksel takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të BE-së, me ç’rast të pranishëm në takim janë edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josip Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Para këtij takimi që po shihet në pamje, dy udhëheqësit e dy vendeve patën takime të ndara me dy zyrtarët e BE-së.
Ndërkaq, Borrell u shpreh se në këtë takim pret që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive.