Polonia ka raportuar raste të murtajës afrikane të derrave (ASF), njoftoi sot Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), duke cituar zyrtarë polakë.
Sëmundja vdekjeprurëse e derrit po përhapet në të gjithë Evropën Lindore me shpërthime të raportuara në Republikën Çeke, Hungari, Letoni, Moldavi, Maqedoninë e Veriut dhe Rumani, sipas një raporti të WOAH.
Që nga janari 2021, murtaja afrikane e derrave është e pranishme në 41 vende, duke prekur më shumë se 828,000 derra dhe më shumë se 23,000 derra të egër./FolDrejt/