fbpx
E diel, 24 Nëntor, 2024

VIDEO/ Publikohen pamjet e kryeministrit Kurti gjatë luftës, të pranishëm janë edhe komandantët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Janë publikuar pamjet kur drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre Jakup Krasniqi, Ramë Buja e Sokol Bashota, ishin takuar me ish-shefin e parë të Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Larry Rossin në në Shtabin e UÇK-së, në fshatin Dragobil të Malishevës e ku ishte edhe Albin Kurti.

Në videon e publikuar nga Kosovanews, shihet se në takimin e mbajtur në Shtabin e UÇK-së ishte i pranishëm edhe kryeministri i tashëm i Kosovës, Albin Kurti, kurse përveç Rossin, në takim ishin edhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

Lexoni edhe..

Kurti në atë kohë ka qenë sekretar i Zyrës Politike të UÇK-së në Prishtinë, e cila udhëhiqej nga Adem Demaçi.

Shefi i parë i Zyrës Amerikane në Prishtinë, Larry Rossin, do të mbahet mend si mbështetës i pavarësisë së Kosovës dhe si një nga diplomatët e rrallë që ka qenë pjesë e veprimeve konkrete për arritjen e këtij qëllimi.

Ish-diplomati amerikan ka qenë i angazhuar në shumë misione ndërkombëtare. Ka punuar në NATO, ka qenë ambasador i SHBA-së në Kroaci, ndërsa ka mbajtur poste të ndryshme edhe në Departamentin e Shtetit.

 

Të ngjajshme