Tashmë gjithçka është zyrtare. Gennaro Gattuso është trajneri më i ri i skuadrës spanjolle, Valencia.
Kjo është konfirmuar nga vet klubi spanjoll përmes një postimi në Twitter.
Gattuso është i papunë prej kur u largua nga Napoli në vitin e kaluar, kurse paraprakisht kishte drejtuar Milanin.
'Buona' nit, afició! 🦇#ADNVCF pic.twitter.com/YQbqBF0W5O
— Valencia CF (@valenciacf) June 8, 2022
Valencia nuk do të jetë pjesë e ndonjë gare të UEFA-s, teksa Gattuso do të fokusohet vetëm në ligë, në një plasman sa më të mirë në fund.