3 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar si pasojë e shembjes së një ure në Amazon të Brazilit, shkruan Fol Drejt.
Po ashtu bëhet e ditur se përveç të vdekurve dhe të lënduarve edhe disa të tjerë dyshohet të jenë zhdukur, shkaku i këtij incidenti katastrofal.
Ura, ishte pjesë e rrjetit rrugor pranë Carreiro, 100 kilometra nga kryeqyteti i shtetit Manaus.
Ajo u shemb mëngjesin e ditës së djeshme, ndërsa viktimat janë dy burra, njëri 39 vjeç dhe i dyti i paidentifikuar dhe një grua 66 vjeçe.
Besohet se shkaku i shembjes së kësaj ure kishte të bënte me probleme në strukturë dhe mbingarkesës. Sipas autoriteteve, numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë./FolDrejt/
WATCH: Three people were killed and five injured after the collapse of a bridge on BR-319, in the municipality of #Careiro, in #Amazonas. pic.twitter.com/yvojIdNCzm
— BNN Brazil (@BNNBRNews) September 28, 2022