Maryam Petronin, (emri i lindjes Sophie Pétronin), e lindur më 7 korrik 1945, është një humaniste franceze-zvicerane dhe nutricioniste. Historia e konvertimit të saj nga e krishtere në muslimane`, ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, shkruan Fol Drejt.
Ajo është themeluese dhe drejtoreshë e “Aide à Gao”, një organizatë joqeveritare zvicerane për ndihmë që ndihmon fëmijët që vuajnë nga kequshqyerja. Ndërsa punonte në Gao në vitin 2016, ajo u rrëmbye nga Jama’at Nasr al-Islam wal Muslimin, dega zyrtare e Al-Kaedës në Mali.
Pas zhdukjes së saj, Ministria Publike dhe Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë e Brendshme hapën një hetim. Ajo u shfaq në video të shumta të publikuara nga kapësit e saj, duke iu lutur për ndihmë djalit të saj dhe qeverisë franceze.
Gjatë robërisë së saj, Pétronin u konvertua në muslimane dhe mori emrin Mariam. Ajo u lirua në tetor 2020, së bashku me lideren e opozitës maliane Soumaila Cisse dhe dy shtetas italianë, pasi u mbajt peng për 1381 ditë.
Videoja në vijim tregon momentin kur ajo ia kumton Presidentit Emanuel Macron se ka kaluar në islam: