Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëkohësisht edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përmes një videoje ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Përmes një postimi në Facebook i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti ta ndalë qasjen për kapje të institucioneve publike, transmeton Fol Drejt.
Sipas Tahirit, Kurti në emër të reformës në arsim, po tenton ta kapë edhe Universitetin e Prishtinës, apo më saktësisht shkarkimin e rektorit aktual.
“Kryeministër, ndale qasjen për kapje të çdo institucioni publik!”.
“Nuk të bën ndër as ty e as Kosovës”, ka thënë Tahiri./FolDrejt/